Aktualitet

“Nuk ju kushton gjë të mbani një maskë”, mjekja Kola thirrje qytetarëve: Të gjithë të çelim ndjenjën e përgjegjë

30 Qershor 2020, 06:44 Nga DOSJA
“Nuk ju kushton gjë të mbani një maskë”, mjekja

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot mesazhin e mjekes Mira Kola, e cila u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kudnër COVID-19. Në një mesazhet të publikuar në mediat sociale, Kola shprehet se askujt nuk i kushton gjë nëse mban një maskë dhe duhet ruajtur distancimin fizik.

Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID“, shprehet Kola.

Më tej Manastirliu u bën thirrje qytetarëve që ta dëgjojnë këtë mesazh nga mjekja Mira Kola, që punon në QSUT. Ministrja shton se me kujdes dhe së bashku e mundim COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira kola ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mira kola ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Qershor 2020, 06:09

ITALI- Shkatërrohet një grup kriminal shqiptaro-italian që trafikonte drogë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj. 37 persona janë arrestuar gjatë dy segmenteve të ...