LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na vranë, na vranë”/ Një skuadër me 7 persona ekzekutoi biznesmenët në Laç, lutja e djalit të Paulin Gjergjit: Mos

2 Qershor 2020, 09:50 Nga DOSJA
“Na vranë, na vranë”/ Një skuadër me 7 persona

TIRANË- 3 ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një hotel buzë rruge në autostradën Laç-Mamurras, vazhdon hetimi për të zbuluar autorët, shënjestrën, por më e rëndësishmja, shkakun e atentatit që në dukje i ngjan një skenari të filmave hollivudian. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, dy viktimat e këtij atentati, janë ende emra të pa filtruar totalisht nga policia e Shtetit dhe Prokuroria. Tri janë dëshmitë ku grupi hetimor është përqëndruar. E para, ajo e banakierit  të lokalit ku dy viktima po pinin kafe së bashku, dhe ajo e dy djemve të Paulin Gjergjit.

Djemtë e Paulin Gjergjit panë gjithçka nga parkingu i hotelit, ku siç kanë rrëfyer në polici, sqarojnë burime për Dosja.al, kanë dëgjuar “Na vranë, na vranë”, si thirrje të fundit të dy viktimave. Ata kanë qëndruar në makinë, ndërsa i ati iu ka thënë se do të takonte Bujar Likën, për të diskutuar për një çështje pune.

Të dy djemtë, 21 dhe 27 vjeç kanë parë disa minuta më vonë, sesi nga një makinë kanë zbritur 4 persona, të veshur si punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Të maskuar, 2 prej tyre kanë hyrë brenda barit ku ndodheshin Lika e Gjergji, e dy të tjerë kanë mbajtur “peng” dy djemtë.

Në momentin kur djemtë kanë dëgjuar “na vranë, na vranë”, nga brenda lokalit kanë kuptuar se përballë tyre ishin dy vrasës, e jo dy efektivë të Policisë së Shtetit. Në këtë moment, njëri prej tyre, i ka bërë thirrje që të mos lëvizë asnjë centimetër, ose do t’i qëllojë. Njëri prej djemve të Paulin Gjergjit, 27-vjeçari i është lutur dy atentatorëve që të mos qëllojnë vëllain e tij më të vogël. Pas këtij momenti nga lokali ka dalë i plagosur njëri prej atentatorëve, i dyshuar se është i riu Kreshnik Tusha bashkë me bashkëpunëtorin e tij dhe më pas janë larguar. Ndërsa, banakieri i lokalit, ka dhënë një tjetër dëshmi që mund të zbardhë më tej atentatin. Ai ka thënë se dy policët-atentatorë, kanë hyrë në bar dhe kanë thirrur në emër Bujar Likën. Ai thtoë se ka parë teksa qëlluan Likën me plumb në kokë. Paralelisht me të, Paulin Gjergji ishte duke vrapuar. Në këtë moment, atentatorët kanë qëlluar edhe mbi të dhe janë larguar, ndërsa Lika kishte shtënë drejt njërit prej tyre.

HAKMARRJE PËR ATENTATIN E SHTATORIT NGA NJË SKUADËR 7-ANËTARËSHE?

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime të forta se në këtë atentat kanë marrë pjesë 7 persona. Skuadra 7-anëtarëshe ishte e ndarë me role dhe detyra të veçanta. Një nga anëtarët e skuadrës “shoferi”, ka qëndruar në automjet, 4 të tjerë kanë zbritur të veshur si policë, ndërsa 2 të tjerë kanë vëzhguar Bujar Likën dhe kanë njoftuar autorët. Një nga pistat kryesore të hetimit është një atentat i ndodhur në Krujë në muajin shtator ku u plagos rëndë një personazh i njohur i zonës dhe mbeti e vdekur një e afërmja e tij. Pamjet e sigurisë janë “Kutia e Pandorës” për këtë ngjarje dhe pritet edhe bashkëpunimi i të vetmit personazh, Kreshnik Tushës. Ai do të njihet me masën e sigurisë ditën e mërkurë në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasja në laç vritet biznesmeni bujar lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vrasja në laç vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet