Aktualitet

EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Akademisë së Shkencave, nga Hafizi, Xhufi, Sulçebe e tek Ardian Vehbiu

29 Qershor 2020, 15:53 Nga DOSJA
EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të Akademisë së

TIRANË- Akademia e Shkencave ka miratuar sot listën e re të anëtarëve të saj. Në një njoftim për medias ASH, bën me dije se ka përfunduar procesi i zgjedhjes dhe është shpallur rezultati i votimit.

Mes emrave të rinj që kanë marrë titullin Akademik bie në sy mjeku i njohur, Genc Sulçebe, historiani Pëllumb Xhufi, por edhe fizikantja Mimoza Hafizi dhe gjuhëtari Ardian Vehbiu.

NJOFTIMI I PLOTË

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj. Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit. Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.

Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar). Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja Vendosi:

Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar: 1. Arjan Durrësi; 2. Ilirian Malollari.

Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik: 1. Genc Sulçebe; 2. Ilia Mikerezi; 3. Pëllumb Xhufi.

Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar: 1. Adrian Civici; 2. Artan Boriçi; 3. Kristina Jorgaqi; 4. Mimoza Hafizi; 5. Rajmonda Bualoti.

Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: 1. Ardian Ndreca; 2. Ardian Vehbiu.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e shkencave anetaret e akademise se shkencave mimoza hafizi pëllumb xhufi akademia e shkencave anetaret e akademise se shkencave mimoza hafizi pëllumb xhufi

Sondazh

Poll