Aktualitet

Rritja e rasteve me koronavirus, Manastirliu: QSUT po rekruton 50 mjekë dhe infermierë shtesë në dy spitalet e tjera COVID

29 Qershor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Rritja e rasteve me koronavirus, Manastirliu: QSUT po rekruton 50 mjekë dhe

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një vizitë në QSUT, ku ka parë nga afër punën për forcimit e njësive të terapisë intensive në spitalet universitare dhe rajonale. Në këtë takim, ministrja u shpreh se duke parë situatën është gati strategjia për përballimin e shtimit të rasteve. Manastirliu tha se po rriten kapacitetet spitalore për të përballuar nevojat sot dhe në të ardhmen.

Strategjia është dinamike, po i përgjigjet nevojave aktuale por edhe në të ardhmen, qoftë për testimet, kapacitetet në terren, gjurmimin dhe izolimin, për të kufizuar përhapjen e COVID19”, tha Manastirliu.

Ajo shtoi se me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID-19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Në fund ministrja u bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të mbajnë maskën, pasi është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Secili duhet të udhëheqë përmes shembullit. Ne të parët dhe çdo qytetar. Çdo qytetar ka të drejtat e tij por edhe detyrimin ndaj shëndetit të tij dhe njerëzve që e rrethojnë. Mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjiena vetjake janë të vetmet armë që kemi për ta kufizuar virusin. Secili me shembullin personal, të tregohemi të kujdesshëm dhe të kemi përgjigjen e duhur edhe në këtë fazë të dytë të rihapjes”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, sot Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 64 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat, Pogradec.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin mjekim 85 pacientë  11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Numri i viktimave ka shkuar në 58, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy pacientë të tjerë me Covid-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 14:12

TIRANË- Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kun...