Aktualitet

Xhiroja e fundit e shoferit të ambulancës në QSUT… disa orë pasi tamponi i doli negativ, pësoi trombozë (DETAJE)

29 Qershor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Xhiroja e fundit e shoferit të ambulancës në QSUT… disa

TIRANËArjan Ndreu, shofer prej vitesh i ambulancave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, humbi jetën dje, pasi dyshohet se kishte kaloi një trombozë (mpiksje gjaku), që rezultoi fatale për të. Ai u konfirmua COVID pozitiv më 15 qershor dhe që prej asaj dite u karantinua në banesën e tij, ku e kaloi pa probleme të theksuara situatën me virusin.

Do të ishte dita e djeshme, që do të sillte “çlirimin” për të. 14 ditë pas infektimit, tamponi i fundit i Ndreut ka rezultuar pozitiv, (bazuar në listën e të infektuarve, e cila disponohet nga Dosja.al, por për arsye etike redaksia vendosi të mos e publikojë).

Me të marrë vesh rezultatin, pasi ka qëndruar 2 javë mbyllur në shtëpi, Ndreu vendosi të dalë nga shtëpia për një xhiro në natyrë, në zonën e Kodrave të Liqenit, ku gjeti dhe vdekjen. Ai u rrëzua përtokë dhe kalimtarët e rastit, njoftuan QKUM. Urgjencat dërguan një autoambulancë të vjetër e cila ishte drejtuar më herët edhe nga vetë i ndjeri, pa mjekë dhe aparatura që do të ishin ndoshta të domosdoshme në një rast si ky dhe Ndreu nuk mundi të shpëtojë.

Kush ishte shoferi? 

Viktima kishte shërbyer prej vitesh në vijën e parë të dhënies së ndihmës së parë. Përveçse rolin e drejtuesit të autoambulancës, Ndreu kishte shërbyer si staf mjekësor duke i dhënë ndihmën e parë shumë pacientëve. Gjithashtu ai ishte edhe djali i një të përndjekuri politik, Remzi Ndreut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndreu vdes shoferi i qkum arjan ndreu vdes shoferi i qkum

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 14:12

TIRANË- Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kun...

Aktualitet 29 Qershor 2020, 12:11

TIRANË– Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgje...