Aktualitet

Viktima e parë nga ‘bluzat e bardha’? Kolegët njoftojnë ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi. Manastirliu: Nuk është

29 Qershor 2020, 14:30 Nga DOSJA
Viktima e parë nga ‘bluzat e bardha’? Kolegët

TIRANË–  Ditën e sotme u njoftua se mjeku Arjan Pushi u vu sot në intubim, (frymëmarrje të drejtuar) pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar për shkak të koronavirusit. Ndërkohë kolegu i tij Bernard Progini,  pretendoi se hematologu Pushi ishte ndarë nga jeta pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. 

“Prof.Dr Arjan Pushi, hematolog në departamentin e Hematologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” pas një intubimi të gjatë në reaminacionin e infektivit duke luftuar me jetën ndaj COVID-19, u dorëzua! U dorëzua, një mjeshtër i madh i punës që ndër vite dhe një kontribut madhështor në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevave tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht, breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u preftë në paqe. Ngushëllime familjarëve!,”-shkruan Berdard Progni.

R.I.P Profe. Arjan Pushi viktima e parë mjek nga Covid-19. Ngushëllime familjes“-shkruan Suela Xhufi.

Ndërkohë Pushi është personi i dytë që ndërron jetë nga stafi i ekipit mjekësor, pasi para tij ka ndërruar jetë edhe punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Por ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka mohuar lajmin por nuk ka preferuar që të japë detaje lidhur me gjendjen e tij.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 58, ndërsa me dy vdekjet e fundit “shifra” shkon në 60. Ndërkohë sot janë konfirmuar dhe 64 raste të reja me COVID-19 dhe harta është zgjeruar në 14 qytete. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 84 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan pushi koronavirusi ne shqiperi vdes arjan pushi viktimat e koronavirusit ne shqiperi arjan pushi koronavirusi ne shqiperi vdes arjan pushi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 14:12

TIRANË- Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kun...

Aktualitet 29 Qershor 2020, 12:11

TIRANË– Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgje...