Aktualitet

Shtyhet sërish digjitalizimi për Elbasanin, Shkodrën, Vlorën dhe Lezhën, AMA vendos afatin e ri

29 Qershor 2020, 14:02 Nga DOSJA
Shtyhet sërish digjitalizimi për Elbasanin, Shkodrën, Vlorën

TIRANË – Autoriteti i Mediave Audiovizve ka shtyrë sërish me 3 muaj procesin e digjitalizimit në qarqet Elbbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Për këto qytete është përcaktuar data 30 shtator si afat përfundimtar. Sipas njoftimit të AMA-s, shkak për shtyrjen janë bërë vështirësitë e krijuara për shkak të COVID-19.

Nga monitorimet e kryera, rezulton se në disa bashkitë kryesore të këtyre qarqeve janë pa sinjal. AMA njofton gjithashtu, se ka marrë ankesa nga qyetarët, të cilët nuk janë pajisur dot me dekoderat, si pasojë e radhëve të gjatë në pikat e shitjes, kësisoj kanë kërkuar shtyrjen e fiksjes së sinjalit analog.

Njoftimi i AMA

Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Situata e krijuar nga Pandemia e Covid-19, kur numri i të prekurve sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë në shifra të konsiderueshme, ka krijuar vështirësi në finalizimin e këtij procesi ndaj dhe marrja e masave për parandalimin e përhapjes së virusit vijon të mbetet prioritet. Anëtarët e Bordit të AMA-s në mbledhjen e tyre të ditës së sotme gjithashtu morën në shqyrtim edhe informacionet e mbledhura në terren nga të katër qarqet e mësipërme. Nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se disa aspekte kërkojnë ende kohë për finalizimin e procesit të digjitalizimit, përmes të cilit të përfitojnë të gjithë ndjekësit e përmbajtjeve audiovizive. Nga monitorimet e kryera rezulton se nuk ka përfunduar plotësisht infrastruktura e transmetimit. Janë instaluar pikat e transmetimit në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve, por ndërkohë mbeten pa sinjal disa bashki të tjera.m Një problematikë që u përmend ishte se në të katër këto qarqe, operatorët lokalë nuk kanë mbështetur programin e tyre në rrjetin e RTSH-së apo në ndonjë rrjet tjetër privat kombëtar numerik. Sa i takon procesit të pajisjes së qytetarëve me dekodera, ditët e fundit në adresë të AMA-s u paraqitën mjaft ankesa nga qytetarët lidhur me grumbullime të konsiderueshme blerësish pranë zyrave postare ose pikave të ndryshme të shitjeve. Ndaj dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar shtyrjen e fikjes së sinjalit analog. AMA, në këtë vendimmarrje mban në konsideratë edhe kohën e cila përkon me sezonin turistik i cili është dëmtuar jo pak nga Pandemia. Në përfundim, AMA duke konsideruar situatën e krijuar nga Covid-19, faktin që subjektet nuk kanë shtruar plotësisht infrastrukturën teknike, mosdëmtimin e sektorit të turizmit dhe me qëllim parandalimin e grumbullimeve të qytetarëve që stimulon përhapjen e virusit, ra dakord të shtyjë afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë, deri në datën 30 shtator 2020. Kjo periudhë 3 mujore do të monitorohet në vijimësi nga AMA, për ta përmbyllur deri më 30 shtator 2020 kalimin e transmetimeve nga analogu në digjital në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Autoriteti i Mediave Audiovizive 29 qershor 2020.

Në një njoftim të datë 26 mars, AMA kishte përcaktuar 30 qershorin si afatin përfundimtar për digjitalizimin. Mirëpo për shkak të pandemisë, procesi nuk u përfundua dot në kohë dhe u vendos që të shtyhej sërish me 3 muaj të tjerë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ama shtyhet digjitalizimi ama shtyhet digjitalizimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 12:11

TIRANË– Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgje...