Aktualitet

Pjesë e grupit të Habilajve, Gjykata e Posaçme dënon me 10 vite burg Armando Koçerrin

29 Qershor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Pjesë e grupit të Habilajve, Gjykata e Posaçme dënon me 10

TIRANË –Gjyakata e Posaçme ka dënuar me 10 vite burg Armand Koçerrin, pjesë e grupit të Habiljave. Ai akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminale, trafik narkotikësh dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg për Koçerrin, por dënimi u ul në 10 vite, si pasojë e gjykimit të shkurtuar. Dyshohet se Kocerri është pjesë e bandës pasi kishte komunikime telefonike me Moisi dhe Florjan Habilajn, dhe u arrestua në Shqipëri për katër tonë hashash që u kap në Babicë. Mendohet se ai kishte rol ndihmues në grup pasi kishte qënë me detyrë infermier në spitalin e Vlorës.

Koçerri ishte i vetmi nga grupi i Habilajve që u gjykua në Shqipëri. Ai u arrestua së bashku me Nazer Seitin, por ky i fundit u ekstradu disa muaj më parë drejt Italisë, ku po gjykohet. Ndërkohë nga ana tjetër e Adriatikut, procesi është në vijim e sipër, ku pak javë më parë, Moisi Habilaj u vendos në arrest shtëpie.

Teksa procesi gjyqësor po zhvillohet në Itali, në Shqipëri janë marrë të pandehur gjithashtu ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe ish-zyrtarët e policisë, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Procesi ndaj Tahirit mori një kthesë të fortë të premten, teksa Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi të rrëzonte vendimin e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda, me 3 vite shërbim prove, duke e kthyer edhe njëherë në pikën 0.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando kocerri armando kocerri denohet me 10 vite burg armando kocerri armando kocerri denohet me 10 vite burg

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 14:12

TIRANË- Djali i Enver Hoxhës, Ilir Hoxha i ka dërguar sot një letër te hapur kreut të qeverisë, Edi Ramës. Në letrën e tij, djali i çiftit Hoxha kun...

Aktualitet 29 Qershor 2020, 12:11

TIRANË– Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgje...