Aktualitet

Delvinë/ U vu dje në punë, ‘inagurohet’ me tritol ujësjellësi, 10 të shoqëruar

4 Prill 2019, 08:26 Nga DOSJA
Delvinë/ U vu dje në punë, ‘inagurohet’ me tritol

SARANDË- Një sulm me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Delvinë, ku i është vendosur një sasi lende eksplozivi depos së ujit në fshatin Kopacezë.

Mësohet se ky ujësjellës është vënë në punë ditën e djeshme, ndërkohë që kishte 16 vite që ishte i ndërtuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 dhe ka shkaktuar dëme materiale.

Gjithashtu, mësohet se tritoli i është vendosur tubit qendror që furnizon me ujë disa fshatra. 10 persona janë shoqëruar në polici si të përfshirë në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë

Sarandë

Më datë 03.04.2019, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Kopaçëz-Delvinë” në depon e ujit të këtij fshati dyshohet se ka ndodhur një dëmtim i vogël me lëndë plasesë.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të saj.

Theksojmë se kjo depo uji nuk është dëmtuar pasi nuk ka qenë funksionale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Disa javë më parë, një sulm i ngjashëm ndodhi në një nga shtyllat e tensionit të lartë në Fushë-Krujë, por fatmirësisht dëmtime.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthim tritoli ne delvine tritol depos se ujit shperthim tritoli ne delvine tritol depos se ujit

Sondazh

Poll