Aktualitet

Punimet në Pazarin e Gjirokastrës, bizneset paralajmërojnë protestë: Po na paralizohet puna

4 Prill 2019, 08:13 Nga DOSJA
Punimet në Pazarin e Gjirokastrës, bizneset paralajmërojnë

GJIROKASTËR– Rikonstruksioni i Pazarit të Gjirokastrës ka sjellë problematika në bizneset e zonës. Përfaqësuesit e aktiviteteve kanë paralajmëruar një protestë që do të nisë ditën e sotme në orën 11:00.

Ata shprehen se punimet të cilat janë mjaft të ngadalta kanë krijuar vështirësi në punën e tyre duke sjëlle një ambjent të paqëndrueshëm dhe me pluhur. Gjithashtu punimet e vazhdueshme kanë bërë që të ulet edhe numri i turistëve të cilët e vizitojnë këtë zonë.

Zona historike e Pazarit të Vjetër, Qafës së Pazarit dhe Sheshit Çerçiz Topulli po rikonstruktohet Prej më shumë se një viti. Sipas projektit, punimet e të cilit kanë nisur që në muajin nëntor 2018  pritet të përfundoj në muajin nëntor të 2019-s.

E gjitha kjo bëhet për të ndryshuar kalldrëmin, i cili është vendosur që në vitet 60-70 dhe që prej atëherë nuk është bërë asnjë lloj ndërhyrjeje. Sipas specialistëve, procedura e heqjes së kalldrëmit, kryerjes së punimeve të nevojshme poshtë dhe rivendosja e tij është një procedurë standarde, por që sigurisht duhet të kryhet me kujdes.

Prishja e kalldrëmit ka sjellë edhe debate, pasi çdo ndërhyrje që duhet bërë në zonat e mbrijtura, duhet bërë kur është vërtet i nevojshëm, duke ruajtur materialin autentik dhe teknikën gjithashtu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster pazari i gjirokastres protestë punimet e kalldremit gjirokaster pazari i gjirokastres protestë punimet e kalldremit

Sondazh

Poll