Sport

Zyrtare: Juventusi investon 72 mln euro për mesfushorin e Barcelonës

29 Qershor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Zyrtare: Juventusi investon 72 mln euro për mesfushorin e Barcelonës

Nuk ka më dilema, deklarata boshe, spekulime apo dyshime mediatike. Mesfushori Arthur është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Braziliani do ta nisë aventurën e re me t’u mbyllur sezoni aktual.

23-vjeçari do të shkëmbehet me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic, në fillim të muajit të ardhshëm. Barcelona ka zyrtarizuar e para lajmin, që pritej të komunikohej pikërisht sot.

Juventusi do të paguajë 72 milionë euro për brazilianin, plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Arthur ka luajtur 72 ndeshje me Barcelonën, por asnjëherë nuk ka bindur.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arthur barcelona juventus arthur barcelona juventus

Sondazh

Poll