Sport

Dy rrjeta për zonën europiane, Milani shkëlqen në “San Siro” kundër Romës

28 Qershor 2020, 17:21 Nga DOSJA
Dy rrjeta për zonën europiane, Milani shkëlqen në “San

Milani sot shkëlqeu në “San Siro” duke fituar 2-0 kundër Romës. Skuadra kuqezi është në ujërat e kualifikimit në Europa League, synimi i këtij sezoni.

Edhe Roma lufton për të arritur zonën europiane (Champions League), por sot nuk ishte në formën e saj më të mirë. Pjesa e parë nuk solli gola, por e dyta ishte më ekzaltuese, me dy rrjeta.

Rebic shënoi golin e parë të takimit në minutën e 76-të, pas një aksioni të bukur të Salemakears dhe Paqueta. Në të 89′, Theo Hernandez fitoi penallti i penguar nga Smalling, dhe nga pika e bardhë Calhanoglu fiksoi shifrat në 2-0.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan roma serie a milan roma serie a

Sondazh

Poll