Sport

VIDEO/Inter shmang katastrofën e rradhës, De Vrij dhe Bastoni janë “shenjtorët” kundër Parmës

28 Qershor 2020, 21:52 Nga DOSJA
VIDEO/Inter shmang katastrofën e rradhës, De Vrij dhe Bastoni

ITALI-Interi për minuta të tëra dha përshtypjen që do të zhgënjente për të dytën ndeshje radhazi (pas barazimit me Sassuolon), teksa deri në minutën e 83-të ishte nën një gol në “Tardini” të Parmës, por në minutat e fundit arriti të zhvlerësonte golin e Gervinho me finalizimet e dyshes De Vrij-Bastoni (1-2).

Në minutën e 15-të, vendasit kaluan në avantazh me Gervinhon. Ndërsa Interit i duhej pjesa e dytë.Goli i shumëpritur erdhi në minutën  84-t, kur De Vrij devijoi në rrjetë topin e goditur me kokë nga Martinez.

Pikërisht në këtë moment Kucka u ndëshkua me karton të kuq për sjellje josportive. Kaq i mjaftoi Interit që në aksionin pasardhës të shënonte golin e dytë me Bastonin, i harruar në shtyllë e dytë, pas asistit të Moses.Ky sukses i zikaltërve kthen diferencën prej tetë pikësh me Juventusin kryesues.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter parma serie a inter parma serie a

Sondazh

Poll