Sport

Tifozët presin blerje të reja, Juventusi rinovon kontratën me dy “pleqtë” e skuadrës

29 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Tifozët presin blerje të reja, Juventusi rinovon kontratën me dy

Për Juventusin nuk ka rëndësi mosha, por angazhimi dhe kontributi. Sot klubi italian rinovoi kontratat e dy veteranëve të skuadrës, Gianluigi Buffon dhe Giorgio Chiellinit.

Portieri dhe mbrojtësi kanë firmosur edhe për një sezon tjetër. Buffon ka qenë bardhezi për 18 vite dhe ka luajtur gjithsej 669 ndeshje. Ai ka fituar 19 trofe me “Zonjën e vjetër”.

Chiellini mbron ngjyrat e Juventusit prej 15 vitesh, duke luajtur 509 ndeshje dhe duke fituar 17 trofe. Ata do të gëzojnë suksese të tjera me skuadrën e tyre të zemrës edhe për 12 muaj të tjerë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon chiellini juventus buffon chiellini juventus

Sondazh

Poll