Sport

Valverde rikthehet në La Liga, do të jetë rival i Barcelonës pas shkarkimit

29 Qershor 2020, 15:05 Nga DOSJA
Valverde rikthehet në La Liga, do të jetë rival i Barcelonës

Ernesto Valverde mund të rikthehet si trajner në La Liga. Ish-trajneri i Barcelonës, i shkarkuar nga katalanasit në këtë sezon, pritet të marrë drejtimin e Valencias.

Drejtuesit andaluzianë kanë menduar t’ia besojnë atij drejtimin e ekipit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Njeriu i cili mori vendin e tij në “Camp Nou” sivjet ishte Setien. Deri tani ky i fundit nuk ka bindur te Barcelona.

Valverde ka shansin të “hakmerret”, sepse do të jetë rival i Barcelonës. “Onda Cero” raporton se ai ka nisur të kërkojë për një shtëpi në Valencia.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato valverde barcelona merkato valverde

Sondazh

Poll