Sport

Casemiro-Benzema shpëtojnë Realin, “Los Blancos” marrin kreun e La Ligës

28 Qershor 2020, 22:24 Nga DOSJA
Casemiro-Benzema shpëtojnë Realin, “Los Blancos” marrin

Ndeshja mes Espanyol dhe Real Madrid sot u mbyll 1-0 për “Los Blancos”. Djemtë e Zidane triumfuan duke marrë kreun e klasifikimit të La Ligës.

Autori i golit të vetëm të sfidës ishte mesfushori Casemiro. Braziliani shënoi në sekondat e fundit të pjesës së parë golin vendimtar të sfidës, me asist perfekt nga Benzema.

Pas 32 javësh kampionat, Reali marshon në krye, me 71 pikë të grumbulluara. Barcelona ndjekëse ka dy pikë më pak pas barazimit me Celta Vigon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport espanyol la liga real madrid espanyol la liga real madrid

Sondazh

Poll