Sport

Vllazni për turp! Teuta e mund bindshëm, Kukësi fiton dhe tani është me sytë nga Korça

28 Qershor 2020, 17:04 Nga DOSJA
Vllazni për turp! Teuta e mund bindshëm, Kukësi fiton dhe tani

SHQIPËRI-Këtë herë Superiorja rrezikon sërish që të mbetet pa një emblemë të futbollit tonë për sezonin e ardhshëm, ndërsa duket e vështirë që Vllaznia të dalë nga vendi i “Play-Out” ku ndodhet aktualisht. Një tjetër humbje e pastër është pësuar ndaj Teutës në shifrat 0-3.

Në pjesën e parë do të ishte penalltia e realizuar nga ana e Kallakut që hapi ndeshjen, pavarësisht se te shkodranët kishte protesta ndaj arbitrit. Ndërkohë në minutën e 83 ishte Lorenzo Vila që do të shënonte pas një aksioni brilant të durrsakëve dhe vetëm tre minuta më vonë, llogaritë i mbylli Aleksi me një tjetër penallti, pas gabimit të portierit Sherri.

 

Tashmë është Teuta që shkon në vendin e tretë dhe renditet pas Kukësit, ndërsa në Shkodër kanë nisur të ndihen ethet dhe kujtimet e trishta të së shkuarës. 

Kukësi ka bërë detyrën ndaj Bylisit duke fituar me shifrat 1-0, falë golit të realizuar nga Vasil Shkurtaj nga pika e penalltisë. Por ky 11-metërsh ka hapur shumë polemika, teksa futbollistët ballshiotë nuk e kanë pranuar për asnjë moment vendimin e arbitrit duke vendosur duart në kokë.

Sulmuesi i verilindorëve është treguar gjakftohtë dhe e ka dërguar Hidin në krahun tjetër, me të vetmin gol të shënuar që ka mbyllur edhe historinë e takimit. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bylis kukesi superliga teuta vllaznia bylis kukesi superliga teuta vllaznia

Sondazh

Poll