Aktualitet

I dha urdhër të firmoste diplomat, Koni i kthen përgjigje Shahinit: Fakulteti Ekonomik të sjellë listën përfundimtare të

29 Qershor 2020, 13:20 Nga DOSJA
I dha urdhër të firmoste diplomat, Koni i kthen përgjigje

TIRANË – Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar me diplomat te ekonomiku. Ai i ka kthyer përgjigje ministres së Arsimit, Besa Shahini, pasi kjo e fundit i dha urdhër, që të mos vononte më tej procesin dhe të firmoste diplomat.

Në shkresën e Konit, thuhet se Rektorati i UT do të firmosë diplomat e studentëve, sapo dekani i Fakultetit të Ekonomisë, do të dorëzojë listën përfundimtare me të dhënat për matrikullim. Sipas Konit, kjo është e vetmja rrugë institucionale dhe ligjore, në zbatim të ligjit për arsimin dhe udhëzimit përkatës të nxjerrë nga vetë ministri përgjegjës për arsimin.

Për sa kohë që nga ana e drejtuesit të njësisë kryesore të Fakultetit të Ekonomisë të UT, z.Kule, nuk janë përcjellë listat përfundimtare të studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (detyrim ligjor ky, siç kanë vepruar të gjithë dekanët e tjerë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, në gjithë këto vite), për vitin akademik 2017-2018, 2018-2019, e bën të pamundur lëshimin e këtyre diplomave nga Universiteti i Tiranës. Në këto kushte, këto kartona (jo diploma), nuk mund të nënshkruhen nga Rektori i Universitetit të Tiranës. Në momentin kur në Rektoratin e UT, do të përcillet nga dekani i Fakultetit të Ekonomisë i UT, lista përfundimtare e studentëve të regjistruar, me të dhënat e tyre për matrikullim (për vitin akademik 2017-2018), Rektori do të veprojë në mënyrë të menjëhershme, me nënshkrimin e tyre“, thuhet ndër të tjera në shkresën e drejtuar Shahinit, për të cilën është vënën në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

Në një reagim të pak ditëve më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi Konin, që të mos vononte më tej firmosjen e diplomave të studentëve. Gjithashtu MASR e quajit veprimin e Konit selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, duke i dhënë të drejtëm, dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.

Studentët e masterit në Fakultuetin Ekonomik, për periudhën 2017-2019, kanë paguar tarifën e plotë të studimit dhe kartonin e diplomës, por nuk kanë marrë në dorë dokumentin. Shkak është bërë një konflikt mes dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule dhe rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Kule i ka dërguar listat e studentëve tek Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe jo tek rektorati dhe për këtë arsye Koni nuk ka fimosur. Si pasojë e këtij konflikti mbetën pa diploma 315 studentë. Ata i lanë afat 10 ditë rektoratit që të firmosë diplomat, pasi në të kundërt do ta çojnë çështjen në gjykatë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini dhori kule diplomat e studenteve te ekonomikut mynyr koni besa shahini dhori kule diplomat e studenteve te ekonomikut mynyr koni

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2020, 12:11

TIRANË– Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgje...