Bota

Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi/ Gazetari gjerman: Plani i Grenell për tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani, para zgj

29 Qershor 2020, 07:52 Nga DOSJA
Dështimi i dialogut Kosovë-Serbi/ Gazetari gjerman: Plani i Grenell

KOSOVË–  Anulimi i udhëtimit në SHBA për dialogun me Kosovën, të Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Thaçi pas aktakuzës ndaj këtij të fundit, ka shkaktur mjaft reagime si dhe ka krijuar një situatë shumë delikate për Kosovën.

Së fundmi  drejtori i departamentit të politikës së jashtme të gazetës së përditshme gjermane, Suddeutsche Zeitung, Stefan Kornelius ka komentuar edhe rolin e Presidentit Trump dhe të dërguarit të tij në Kosovë, Richard Grenell sa i përket marrëdhënies mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket shkatërrimit të hapit për dialogun Kosovë-Serbi, Kornelius është shprehur se  arsyeja e angazhimit të Grenell është e thjeshtë: Ai donte të krijonte sfondin për tërheqjen e trupave amerikane nga Ballkani para zgjedhjeve amerikane.

Ndër të tjera drejtori i gazetës shton se Administrata Trump do të kishte pranuar një shkëmbim të territoreve, shumë të rrezikshëm, mes  Serbisë dhe Kosovës dhe ndikimin masiv kinezo-rus në rajon. Megjithatë sipas tij  përpjekjet e lodhshme të BE-së për qetësimin dhe negociatat do të ishin shkatërruar, më tej ai thekson se Qeveria e SHBA-së veproi dy herë në vetëm një javë kundër interesave të vendeve të BE-së.

“BE tani duhet të bëjë ndikimin e saj në të dy arenat me nxitim të madh dhe me gjithë fuqinë e saj. Evropa dhe lagja e saj nuk duhet të dëmtohen nga SHBA në ato që shpresojnë të jenë javët e fundit të Trump.“- thuhet më tej.

Kujtojmë se disa ditë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është akuzuar sëbashku me kreun e PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së. Thaçi, Veseli dhe luftëtarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndërsa nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi: sueddeutsche.de

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi richard grenell stefan kornelius dialogu kosove-serbi richard grenell stefan kornelius

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 07:08

BE me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

GJERMANI–“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angel...