Bota

Pas Turqisë e pëson Greqia, ishulli i Rodosit tronditet nga tërmeti

29 Qershor 2020, 06:12 Nga DOSJA
Pas Turqisë e pëson Greqia, ishulli i Rodosit tronditet nga

GREQI– Ishulli i Rodosit në Greqi është tronditur nga një tërmet me madhësi 5.3 të shkallës rihter.

Mediat lokale shkruajnë se lëkundjet u regjistruan në orën 20:43, 20 km në verilindje të ishullit, me thellësi prej 40 kilometrash.

Edhe mediat turke e kanë raportuar këtë tërmet dhe shkruajnë se goditjet kanë rënë shumë afër bregdetit të Turqisë dhe konkretisht në zonën turistike të Marmaris. 

Turqia nga ana tjetër u trondit nga një lëkundje e fortë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte në Marmaris në provincën jugore të Muğla.

Lëkundjet ishin të forta, pasi raportohet se janë ndjesë në Izmir, Antalia dhe provincat përreth. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima ose dëmtime në zone, por njerëzit janë larguar të alarmuar nga shtëpitë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll