Bota

Dy zyrtarë me Covid-19, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë

29 Qershor 2020, 07:25 Nga DOSJA
Dy zyrtarë me Covid-19, shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

KOSOVË- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në Kosovë, që pritej të zhillohej sot në orën 11:00 është shtyrë për një ditë tjetër. Në njoftimin e dhënë për mediat nuk jepet arsyeja e shtyrjes, por shkak është bërë infektimi i dy zyrtarëve me COVID-19.

Pak ditë më parë, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe një zyrtar tjetër rezultuan pozitivë me Covid-19. Të dy ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre, ku po marrin edhe mjekim.  “Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi.”, u shpreh Krasniqi pas rezultatit të analizës.  Po ashtu, lajmin se është ai i infektuar me koronavirus e ka dhënë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

 

Ndërkohë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nëse ka probleme me infektime të ligjvënësve, është mirë që seancat parlamentare të shtyhen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ismet krasniqi kryesia e kuvendit të kosovës ismet krasniqi kryesia e kuvendit të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2020, 07:08

BE me sytë nga Merkeli dhe presidenca gjermane

GJERMANI–“Nuk është ekzagjerim, nëse themi, se jemi para sfidës më të madhe ekonomike në historinë e Bashkimit Europian”. Kancelarja gjermane, Angel...