Bota

Kalon mbi 500 mijë numri i viktimave dhe mbi 10 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë/ Kina e “pushtuar” sërish ng

29 Qershor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Kalon mbi 500 mijë numri i viktimave dhe mbi 10 milionë të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,637,077

të infektuar dhe janë shënuar 128,437 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 26,648. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 267 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 57,658 viktima dhe mbi 1.3 milionë të infektuar.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,512 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 12 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,738 mijë viktima dhe në Francë 29,778, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur 28.343 qytetarë.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19.

Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll