Bota

VIDEO/ Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, shihni si vrapojnë qytetarët për të dalë nga ndërtesat

28 Qershor 2020, 20:35 Nga DOSJA
VIDEO/ Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, shihni si vrapojnë

TURQI- Një termet i fuqishëm me magnitutë 5.2 rihter ka tronditur sot Turqinë. Sipas mediave vendase mësohet se epiqendra e lëkundjeve ishte në Marmaris në provincën jugore të Muğla.

Tërmeti ra në orën 20:43 me orën lokale dhe ishte me në një thellësi prej 61.41 km në brigjet e detit Mesdhe.

Por lekundjet ishin të forta, pasi raportohet se janë ndjesë në Izmir, Antalia dhe provincat përreth. Guvernatori i Muğla Orhan Tavlı tha se nuk ka pasur viktima ose dëmtime në zonë.

Guvernatori i Qarkut Marmaris Ertuğ Şevket Aksoy konfirmoi gjithashtu se nuk ka pasur viktima ose dëmtime pas tërmetit.

Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë pasi ndodhet në një numër pllakash tektonike aktive, të cilat kohët e fundit po shkaktojnë frikë tek qytetarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne marmaris termet ne turqi termet ne marmaris termet ne turqi

Sondazh

Poll