Aktualitet

Vlorë-Orikum prej 5 orësh me trafik të rënduar, turistët bllokohen nga fluksi i lartë i makinave

28 Qershor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Vlorë-Orikum prej 5 orësh me trafik të rënduar,

VLORË- Prej disa orësh rruga Vlorë- Orikum, vijon që të qëndrojë e bllokuar për shkak të trafikut të rënduar. Mijëra qytetarë janë dyndur për të pushuar në Jug këtë fundjavë dhe kanë shkaktuar një situatë kaotike.

Siç raportohet, bëhet me dije se gjatë gjithë pasdites ka pasur trafik të rënduar përgjatë segmentit rrugor Orikum-Vlorë dhe ende trafiku nuk është liruar.

Pushuesit të cilët kthehen për në Tiranë apo zona të tjera ka shkaktuar radhë të gjata trafiku dhe vështirësi në qarkullim, pasi nisja e tyre nga plazhet është bërë në të njëjtën kohë.

Por shkak për trafikun e rënduar është dhe rruga e ngushtë në këtë zonë dhe bllokimet që krijojnë makinat që parkohen në vende ku nuk lejohet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne vlore trafik ne vlore bllokohet rruga ne vlore trafik ne vlore

Sondazh

Poll