Bota

Shifra alarmante në Kosovë, konfirmohen dhe 87 të prekur me COVID-19 dhe 31 persona shërohen

28 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
Shifra alarmante në Kosovë, konfirmohen dhe 87 të prekur me

KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot në mbrëmje se gjatë 24 orëve të fundit janë edhe 87 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se gjatë ditës së fundit janë shëruar 31 pacientë.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë.

Ndërkohë mësohet se numri total i të prekurve ka shkuar në 2677 ndërsa 1425 janë shëruar. Raste aktive janë 1203 dhe humbjet e jetëve 49, ku shumë prej tyre kishin sëmundje shoqëruese.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll