Bota

Të mbijetuarit e Reçakut kundër aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit: Janë të papranueshme

28 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Të mbijetuarit e Reçakut kundër aktakuzave ndaj Thaçit

KOSOVË-  Propozim-aktakuza e Gjykatës Speciales në Hagës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli është e papranueshme për të mbijetuarit e masakrës së Reçakut, njërës prej masakrave më të tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, të kryer nga ana e serbëve. Ata thonë se një aktakuzë e tillë do të duhej të ngrihej fillimisht për qytetarët dhe udhëheqësit e shtetit serb, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën civile, ndërsa  Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Thaçin e Veselin kanë qenë aleatët kryesorë të NATO-s në Kosovë. 21 vjet më parë, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe. Pak kush nuk e kujton mëngjesin e hershëm të 15 janarit të vitit 1999, ku u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Ata që përjetuan këtë masakër të tmerrshme flasin me shumë emocion për atë se çfarë kanë përjetuar, derisa shprehin zemërimin për padrejtësinë që po iu bëhet çlirimtarëve sot duke i akuzuar ata për kinse krime lufte, teksa kriminelët e vërtetë, ata serbë, vazhdojnë të qëndrojnë në liri.

I mbijetuari i kësaj masakre, Ramë Shabani, i cili ishte torturuar nga forcat serbe, teksa flet me shumë emocion për atë se çfarë ka përjetuar, thotë se e ka përjetuar edhe më rëndë propozim-aktakuzën e Speciales për Thaçin e  Kadri Veseli, kur dihet mirëfilli se janë serbët ata që kanë kryer vrasje dhe masakra të shumta ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare dhe nuk janë sjellë asnjëherë para drejtësisë. Shabani tha për KosovaPress se propozim-aktakuza është e papranueshme për të dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve. Për masakrën e Reçakut, ku u vranë e u masakruan mbi 50 banorë të këtij fshati të Shtimes, Shabani thotë se dihen kriminelët me emër, e mbiemër. Këta të fundit nuk u dënuan asnjëherë, madje mohuan krimet e bëra, duke i quajtur trillim.

Agron Mehmetit, i janë masakruar dy familjarë mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999. Për të gjitha këto ai kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ai thotë se është i gatshëm të dëshmojë çdo herë për atë çfarë ka përjetuar, dhe për të treguar pafajësinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Pranë kompleksit memorial në Reçak pushojnë trupat e më shumë se 40 personave të cilët u vranë e masakruan nga kriminelët serbë. Para syve të botës, agresori serb nuk kurseu fëmije, gra, e të moshuar. Në mesin e tyre ende nuk dihet fati për Sadije Metushin, ku ende vazhdon të qëndrojë “varri i hapur”. Mehmeti thotë se për të gjitha këto duhet të kërkohet drejtësi nga Serbia, e jo nga shqiptarët.

(Marrë nga Kosova Press)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage masakra e recakut hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage masakra e recakut

Sondazh

Poll