Bota

Zhvillohen zgjedhjet lokale në Francë/ Test për të ardhmen politike të Emanuel Macron

28 Qershor 2020, 16:04 Nga DOSJA
Zhvillohen zgjedhjet lokale në Francë/ Test për të ardhmen

FRANCË- Francezët ditën e sotme kanë zhvilluar zgjedhjet lokale për të përcaktuar kryebashkiakët e tyre për gjashtë vitet e ardhshme. Ky ëhstë raundi i dytë i zgjedhjeve pasi raundi i parë që ishte në mars është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Raundi i parë vazhdoi më 15 mars ndërkohë faza e dytë e planifikuar për 22 Mars u shty në 28 qershor pasi Franca  u izolua.  Zgjedhjet shihen si test edhe për të ardhmen politike të presidentit Emanuel Makron dy vite nga mbarimi i mandatit dhe zgjedhjet e reja presidenciale.

Lëvizja e jelekverdhëve, grevat e ndryshme, protestat kundër reformës së pensioneve dhe reagimi ndaj krizës epidemike të koronavirusit mendohet se kanë dëmtuar shumë prej kandidatëve të tij, duke u mohuar atyre raundin e dytë në qytetet më të mëdha.

Sakaq vetë kryeministri francez, Eduard Filip, po kandidon për një nga bashkitë veriore të Normandisë, dhe në varësi të rezultatit rrezikon edhe riformatimin e kabinetit aktual qeverisë.

Por edhe pse zgjedhjet po zhvillohen në kohë pandemie masat parandaluese janë zbatuar me korrektësi pasi sipas raportimve nga mediat e huaja 872 qendrat e votimit në kryeqytet u pajisën me mjete mbrojtëse si maskat dhe xheli dezinfektues për votuesit.

Fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Francë u realizua këto javë në distancë apo me telefon, pasi kandidatët për bashkitë kryesore nuk u lejuan të takoheshin me simpatizantët, të shpërndanin fletëpalosje apo t’i vizitonin mbështetësit e tyre.

Burimi:VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france france

Sondazh

Poll

Bota 28 Qershor 2020, 12:35

Merkel: Kina sfidë për demokracitë liberale

Merkel e vlerëson ngjitjen e Kinës si superfuqi ekonomike një sfidë për demokracitë liberale. BE duhet të zhvillojë një politikë të njësuar ndaj Kinës, kërkon a...