Bota

Akt-akuzat e Prokurorisë Speciale për Thaçin dhe Veselin, Hoti: Duhet të respektojmë refuzimin e pafajësisë derisa nuk ka

27 Qershor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Akt-akuzat e Prokurorisë Speciale për Thaçin dhe Veselin, Hoti:

KOSOVË-Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi kthimit të tij nga Brukseli. Ndër të tjera, ai foli edhe për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PD, Kadri Veseli. Hoti u shpreh se duhet respektuar refuzimi i pafajësisë, derisa nuk ka një vendim. Ndër të tjera ai shtoi, se lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe legjitimohet nga shpallja e pavarësisë dhe akti i Gjykatës Ndërkombëtare

Zhvillimet politike dhe ato të fundit që kanë ndodhur e kanë ndërruar pak dinamikën e qeverisë tonë pas dorëzimit të aktakuzës nga Specialja. Lufta çlirimtare është arritja më e madhe për të fituar pavarësi. Kjo luftë është e shenjtë dhe shpallja e pavarësisë e legjitimon luftën, po ashtu akti i Gjykatës Ndërkombëtare me njohjen e pavarësisë e legjitimon luftën tonë për liri. Duhet ta respektojmë refuzimin e pafajësisë derisa nuk ka një vendim. Duhet të tregojmë maturi për të respektuar obligimet tona kushtetuese dhe ndërkombëtare”, deklaroi kryeministri Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti anuloi takimin në Washington, duke ndjekur presidentin Hashim Thaçi. Shkak për dështimin e dialogut në Washington u bë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi, kreytarin e PDK, Kadri Veseli dhe 9-ish luftëtarë të UÇK për krime lufte. Pas dështimit të takimit, Hoti udhëtoi drejt Brukselit, ku u takua me zyrtarë të BE. Në foksus të diskutimeve të tyre ishte liberalizimi i vizave për Kosovën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaçi nën akuze avdullah hoti hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll