Bota

Dialogu me Serbinë, Hoti flet pas kthimit nga Brukseli: Është në interes të Kosovës që të mbyllet sa më shpejt

27 Qershor 2020, 09:19 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë, Hoti flet pas kthimit nga Brukseli: Është

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për mediat pas kthimit të tij nga vizita në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, Hoti u ndal edhe te procesi i dialogut me Serbinë. Hoti u shpreh, se është në interes të Kosovës që procesi të mbyllet sa më shpejtë.

Në lidhje me rolin e SHBA, Hoti u shpreh se u ra dakord që takimi të shtyhet për një datë tjetër, ndërsa axhenda e takimit do të jetë e njëjtë. Kryeministri kosovar foli edhe për Samitin e Parisit, ku bëri me dije se po bëhen përgatitjet e fundit.

Pavarësisht ndryshimeve në axhendën e fundit ne mbesim të përkushtuar. Besojmë thellë që dialog nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kam paraqitur edhe para zyrtarëve të BE, është në interes  të Kosovës që ky process të mbyllet sa më shpejt. Un kam pasur bisedim me Grenell. Pas diskutimeve jemi dakordu që ta shtyjmë për një datë sa më shpejtë. Axhenda e takimit mbetet e njëjtë, që ti japë shtysë dialogut përmes një axhende të zhvillimit ekonomik. Tani janë duke u bërë arranxhimet e fundit për Samitin e Parisit. Jemi të nderuar që kemi një fokusim të madh të kancelares gjermane dhe presidentit francez. Besoj që shumë shpejt axhendën për Samitin do ta kemi publike“, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti anuloi takimin në Washington, duke ndjekur presidentin Hashim Thaçi. Shkak për dështimin e dialogut në Washington u bë aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale për presidentin Hashim Thaçi, kreytarin e PDK, Kadri Veseli dhe 9-ish luftëtarë të UÇK për krime lufte. Pas dështimit të takimit, Hoti udhëtoi drejt Brukselit, ku u takua me zyrtarë të BE. Në foksus të diskutimeve të tyre ishte liberalizimi i vizave për Kosovën.

Deputetët e Parlamentit Europian ndërkohë i janë drejtuar me një letër kancelares gjermane Angela Merkel, për të futur në agjendën e Këshillit të Europës, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti dialogu me serbine avdullah hoti dialogu me serbine

Sondazh

Poll