Bota

Skandal seksual në OKB, çifti filmohet duke kryer marrëdhënie në makinat e organizatës, reagimi: E neveritshme!

27 Qershor 2020, 10:42 Nga DOSJA
Skandal seksual në OKB, çifti filmohet duke kryer

Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se janë të shokuar dhe shumë të shqetësuar nga pamjet e një videoje ku në makinat e saj në Izrael shfaqen dy persona duke kryer marrëdhënie seksuale.  Një video e shpërndarë e cila është bërë virale tregon një grua me një fustan të kuq afër një burri duke në sediljen e pasme të një 4×4 të bardhë me simbolet e OKB. Mediat e huaja kanë bërë me dije se  video u filmua në një rrugë kryesore nga bregdeti i Tel Aviv.

Sipas një njoftimi të OKB është bërë e ditur se ajo tashmë po hetonte incidentin dhe ishte afër identifikimit të individëve  që shfaqeshin në video. “Besohet  se ata janë  anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael”, tha OKB.

Ndërkohë Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

Kjo lloj sjellje shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i OKB“, tha Z.Dujarric ditën e djeshme.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka politika strikte kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e saj. Stafi mund të disiplinohet nëse konstatohet se nuk respektojnë rregullat e sjelljes. Ato mund të riatdhesohen ose ndalohen nga operacionet paqeruajtëse të OKB.

OKB-ja ka qenë prej kohësh nën akuzë për sjellje të keqe seksuale nga paqeruajtësit dhe stafet e tjera. Sekretari i Përgjithshëm Guterres ka thënë se do ketë tolerancë zero ndaj këtyre akteve mes zyrtarëve të OKB-së.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres okb skandal seksual ne okb antonio guterres okb skandal seksual ne okb

Sondazh

Poll