Bota

Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për mbrojtjen e monumenteve

27 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Presidenti Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për mbrojtjen e

SHBA– Presidenti Donald Trump ditën e sotme ka nënshkruar i një urdhër ekzekutiv për mbrojtjen e monumenteve, përkujtimoreve dhe statujave. Këtë e ka bërë vetë të ditur presidenti në një postim në rrjetet sociale ku ka thënë se ata që do të dëmtojnë monumentet do të përballen me dënime të gjata në burg.

“Pata privilegjin të nënshkruaja një Urdhër Ekzekutiv shumë të fortë për mbrojtjen e Monumenteve Amerikane, Përkujtimoreve dhe Statujave dhe për të luftuar Dhunën Kriminale të kohëve të fundit. Dënime të gjata me burg për këto veprime të paligjshme kundër Vendit tonë Madhështor!”, shkruante ai në Twitter.

Zoti Trump kishte premtuar në fillim të javës se do të merrte masa pasi policia frenoi një përpjekje të protestuesve për të rrëzuar një statujë të ish-presidentit Andrew Jackson në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll