Bota

Thellohet bilanci në Kosovë/ Humbin jetën 3 persona gjatë 24 orëve nga Covid-19

27 Qershor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Thellohet bilanci në Kosovë/ Humbin jetën 3 persona gjatë 24

KOSOVË- 3 pacientë të infektuar nga koronavirusi kanë humbur jetën ditën e sotme në Kosovë dhe numri në total i viktimave që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 47 persona.

Sipas njoftimit të Klinikës infektive dy viktimat një 78 dhe 57 vjeçari janë nga komuna e Prizrenit, ndërsa  personi tjetër nga komuna e Suharekës i moshës 71 vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka, i cili ishte pranuar në Klinikën infektive. 

(A.K.Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll