Sport

Ronaldinho kthehet të luajë futboll vetëm për Maradonën, braziliani gati të transferohet te ekipi ku drejton argjentinasi

26 Qershor 2020, 20:18 Nga DOSJA
Ronaldinho kthehet të luajë futboll vetëm për

ARGJENTINË-Ishte viti 2018, kur Ronaldinho vendosi të tërhiqej nga futbolli aktiv. Që nga ajo periudhë jeta e brazilianit nuk ka qenë e lehtë, duke filluar që nga bllokimi i pasurisë nga shteti brazilian për shkak të mos pagimit të taksave dhe duke përfunduar në burg.

Tani që Ronaldinho po shijon lirinë një ofertë i ka ardhur për t’u rikthyer edhe një herë futbollit aktiv. Bëhet fjalë për një lajm që vjen nga Argjentina: Ronaldinho, ka ndërmend të kthehet të luajë futboll dhe se kërkon ta bëjë vetëm për Diego Armando Maradona, tek Gimnasia La Plata.Lajmi interesant i merkatos vjen nga e përditshmja El Dia e për momentin nuk gjen asnjë konfirmim zyrtar.

Për Ronaldinho tek Gimnasia ishte folur më parë vetëm në 2016, të imagjinosh kthimin në fushë të Ronaldinhos, nën drejtimin e Maradonës, i ka bërë të ëndërrojnë tifozët në të gjithë botën.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona ronaldinho maradona ronaldinho

Sondazh

Poll