Sport

Conte i shtang të gjithë, merr mbrojtësin e Real Madridit për 40 mln euro!

26 Qershor 2020, 17:15 Nga DOSJA
Conte i shtang të gjithë, merr mbrojtësin e Real Madridit

Achraf Hakimi duket se do të jetë blerja e bujshme e Interit në merkaton e verës. 21-vjeçari i Real Madridit, aktualisht i huazuar te Borussia Dortmund, kërkon një skuadër ku mund të luajë titullar dhe zikaltrit ia mundësojnë.

Sigurisht, edhe verdhezinjtë ia lejonin këtë, sepse ai u rrit profesionalisht në “Signal Iduna Park”, por sfidat në Milano janë më të mëdha.

Marokeni këtë sezon ka shënuar 4 gola në Champions League dhe numëron 5 gola dhe 10 asiste në kampionatin gjerman. Zidane e pëlqen mbrojtësin e djathtë, por nuk e sheh titullar në Madrid.

Interi do të paguajë 40 milionë euro për të dhe Real Madrid duket 100% dakord për transferimin. Mbeten vetëm detajet e fundit dhe Hakimi do të vishet me fanellën zikaltër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund hakimi inter dortmund hakimi inter

Sondazh

Poll