Sport

Talenti i Tiranës po shkëlqen, e kërkojnë dy klube greke dhe një klub kroat

26 Qershor 2020, 16:53 Nga DOSJA
Talenti i Tiranës po shkëlqen, e kërkojnë dy klube greke dhe

Sikur të mos mjaftonte suksesi sportiv i skuadrës dhe thuajse titulli kampion, Tirana këtë sezon (dhe jo vetëm) po i gëzohet rritjes së talenteve.

Ernest Muçi është një lojtar premtues i bardhebluve dhe gëzon interesin e disa skuadrave të njohura në Ballkan. Duket se ai në Greqi ka më shumë “mëtues”. Sipas “Sport-fm.gr” (faktikisht citon sajtin kroat “tportal.hr”), Olympiacos, AEK-u i Athinës, Panathinaikos dhe Dinamo Zagreb (në Kroaci) po e vëzhgojnë me kujdes 19-vjeçarin.

Këtë sezon sulmuesi ka shënuar 8 gola në 19 takime. Në derbin e fundit me Partizanin ai shënoi dy gola. Ende nuk dihet shifra e saktë që kërkon presidenti Halili për lojtarin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato muci tirana merkato muci tirana

Sondazh

Poll