Sport

Bonusi 11 mln euro ishte vetëm fillimi, nuk do ta besoni rrogën marramendëse që ka Werner

26 Qershor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Bonusi 11 mln euro ishte vetëm fillimi, nuk do ta besoni rrogën

Timo Werner nuk është transferuar në kushte normale te Chelsea. Sulmuesi gjerman ishte transferimi më i bujshëm i kësaj vere për londinezët dhe do të jetë lojtari më i paguar i ekipit blu.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se Werner do të paguhet 297 mijë euro në javë, 132 mijë euro më shumë se lojtari i dytë më i paguar i Bluve, Kepa Arrizabalaga.

Ish-lojtari i Leipzig ka firmosur kontratë 5-vjeçare me londinezët. Ai do të përfitojë edhe një bonus 11 milionë euro për hedhjen e firmës në kontratë. Transferimi i 24-vjeçarit nga Leipzig te Chelsea u zyrtarizua me bujë javën e kaluar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport chelsea paga werner chelsea paga werner

Sondazh

Poll