Sport

Gazetari i njohur e thotë hapur: Barcelona nuk do e blejë Lautaron për një arsye që dihet

26 Qershor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Gazetari i njohur e thotë hapur: Barcelona nuk do e blejë Lautaron

Gazetari i njohur italian Bruno Longhi thekson se drejtuesit e Barcelonës nuk i kanë paratë për Lautaro Martinezin. Të paktën, jo pa shitur disa futbollistë.

“Shumë budallallëqe janë shkruar mbi Lautaron. Barcelona përfitoi nga shteti për të paguar punëtorët e pushuar nga puna në kohë pandemie dhe nuk do të mund të shpenzojë fare pa shitur”.

“Në Itali njerëzit vazhduan të flisnin për këtë bisedim, por Barcelona 111 milionë eurot nuk di se ku të shkojë t’i marrë. Conte do të luajë me dyshen Lukaku-Martinez. Ai ka punuar kaq shumë dhe nuk dëshiron ta lërë të shkojë. Martinez është një temë e mbyllur për katalanasit”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter lautaro barcelona inter lautaro

Sondazh

Poll