Aktualitet

“Të rindërtohet teatri”, aktivistët protestë të papritur: Kushtet e BE lidhen me shembjen e TK-së, policia na pengon

26 Qershor 2020, 18:00 Nga DOSJA
“Të rindërtohet teatri”, aktivistët protestë

TIRANË- Grupi i Aktivistëve dhe artistëve që kërkojnë rindërtimin e Teatrit Kombëtar kanë zhvilluar sot një protestë simbolike. Ata me pankarta në duar kanë kërkuar ridnërtimin e Teatrit Kombëtar ku ishte dhe siç ishte më parë.

Simbolika e kësaj proteste ka qenë e lidhur me 15 kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Aktivistët thanë se të 15 kushtet për Shqipërinë janë të lidhura me Teatrin Kombëtar.

Ata kanë shkuar tek sheshi para teatrit, por janë përplasur me Policinë e Shtetit dhe më pas përpara Kryeministrisë kanë leshuar në qiell tollumbacet me pankartat që shkruanin se kushtet evropës lidhen me teatrin.

Pasi pankartat janë ngritur në qiell, aktivistët janë larguar nga sheshi para Kryeministrisë duke thënë se janë sulmuar nga Policia dhe nuk i lejon që të tubojnë paqësisht.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste tek teatri shembet teatri kombetar proteste tek teatri shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll