Aktualitet

Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga televizioni

26 Qershor 2020, 17:51 Nga DOSJA
Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga

MAQEDONIA E VERIUT- Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase raportojnë se Ibrahimi është aksidentuar këtë pasdite në afërsi të zyrave të televizionit ku punon.

Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën.

Me rekomandim të mjekëve gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që autoritetet lokale po punojnë oër të gjetur shkakun e aksidentit që plagosi gazetaren.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maqedoni e veriut xhumadije ibrahimi maqedoni e veriut xhumadije ibrahimi

Sondazh

Poll