Sport

Rinovim me 5 vite me sulmuesin, Interi mendon për të ardhmen

26 Qershor 2020, 13:40 Nga DOSJA
Rinovim me 5 vite me sulmuesin, Interi mendon për të ardhmen

Interi e ka mendjen kryesisht tek elementët e rinj. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin Sebastiano Esposito, ku shumë shpejt pritet të vijë rinovimi i kontratës me 17-vjeçarin.

Sipas raportimit të “FCInterNews.it”, marëveshja mes palëve është mbyllur dhe zyrtarizimi tashmë është thjesht një çështje kohe. Kontrata e re do të jetë 5-vjeçare dhe italiani do të përfitojë plot 1 milionë euro neto në sezon.

Përpos interesimit të ekipeve si Parma, Hellas Verona apo dhe Bologna për shërbimet e Espositos, Interi ka vendosur që t’i besojë të riut dhe t’i oforjë kontratën e re. Sebastiano numëron këtë sezon 11 paraqitje në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar vetëm një gol.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter merkato sulmues inter merkato sulmues

Sondazh

Poll