Politike

Lubonja analizon fjalimin e Ramës për Thaçin dhe Veselin: Kur u akuza Haradinaj e lëshoi, sot sulmoi gjykatën. Qëndrimi i

25 Qershor 2020, 20:48 Nga DOSJA
Lubonja analizon fjalimin e Ramës për Thaçin dhe Veselin: Kur u

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një analizë të fjalimit të Edi Ramës në Kuvend, ku i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se kryeministri përdori sot një gjuhë shumë nacionaliste dhe tregoi se ku e kishte hallin.

Sipas Lubonjës, Rama ka ndryshuar qëndrimet në lidhje me akuzat e politikanëve në Kosovë nga Haga dhe shtoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundërvënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin, mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm?”, tha ndër të tjera Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama fatos lubonja rama per akuzat e thacit dhe veselit edi rama fatos lubonja rama per akuzat e thacit dhe veselit

Sondazh

Poll