Politike

“Kemi humbur terren”/ Rama tregon zhgënjimin që sheh në sytë e ndërkombëtarëve: Prej 7 vitesh s’kemi peshë kur vje

25 Qershor 2020, 20:53 Nga DOSJA
“Kemi humbur terren”/ Rama tregon zhgënjimin që sheh

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët kanë humbur shumë terren në lidhje me luftën diplomatike dhe politike që është zhvilluar me Serbinë. Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, Rama tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të ishin të bashkuar politikisht kur u bë fjala për çështjen e dialogut në Serbi.

Por duke qenë se kjo gjë nuk ndodhi, sipas Ramës, kjo ka bërë që imazhi i shqiptarëve të dëmtohet në të gjithë botën dhe të thellohet ndasia mes tyre.

Kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike e politike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren dhe….këtë terren e humbëm duke e kthyer temën e strategjisë dhe qasjes në këtë fushë-beteje ku ne jemi të gjithë bashkë, në një mekanizëm që është kthyer me bazë politike.

Dhe ndasia sa vjen e thellohet, jo po kush janë tradhëtarët e kush janë patriotët. Shqiptarëve u është dëmtuar imazhi në të gjithë botën….na ka dëmtuar imazhin ndërkombëtarisht. Unë e shoh ndryshimin sepse prej 7 vitesh takohem me nivelin ndërkombëtar dhe kur vjen puna tek Kosova e shikoj që nuk peshojmë mjaftueshëm….ashtu siç peshonim vite më parë dhe kjo jo për meritën e ish-kryeministri Sali berisha, të kuptohemi…por për liderët që ka patur Kosova…”– tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll