Bota

Shpërndau videon ku policia sulmonte një grua/ Aktorja e famshme iraniane dënohet me pesë muaj burg

25 Qershor 2020, 20:49 Nga DOSJA
Shpërndau videon ku policia sulmonte një grua/ Aktorja e famshme

IRAN– Taraneh Alidoosti, aktore e njohur iraniane që ka luajtur  filmin ‘The Salesman’ fitues i çmimit Oskar është dënuar sot me pesë muaj burg pasi rishpërndau një video ku policia vendase sulmonte një grua  duke qenë se kjo e fundit nuk mbante shaminë e kokës.

Aktorja nuk pritet të burgoset menjëherë dhe dënimi i saj është ndryshuar në dy muaj. Për shkeljen në fjalë aktorja ishte ndaluar në janar 2020 por ishte liruar me kusht. Gazetari i vjetër vendas Giso Faghfouri tha se Alidoosti ishte ndaluar prej ankesës së një komisioni ligjor parlamentar.

Aktorja ka shkaktuar debate edhe më parë pasi tregoi një tatuazh feminist në një konferencë shtypi.

Më herët ajo kishte kritikuar qeverinë iraniane me një postim në Instagram, duke thënë për rreth 6 milionë ndjekësit e saj se “nuk jemi qytetarë, por të kapur”.

Burimi:.dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota taraneh alidoosti taraneh alidoosti

Sondazh

Poll