Bota

Rregullat mbretërorë u thyen! Meghan dhe Harry bëhen pjesë e Instagram

2 Prill 2019, 17:45 Nga DOSJA
Rregullat mbretërorë u thyen! Meghan dhe Harry bëhen pjesë e

Duka dhe Dukesha e Sussex i thyen rregullat mbretërorë dhe hapin profilin e parë në Instagram. Në gjithë historinë e Mbretërisë së Anglisë diika e tillë nuk kishte ndodhur dhe  nuk ishte e lejuar, deri në momentin që Meghan Markle u bë pjesë e familjes mbretërore.

Lidhja e dashurisë mes Meghan dhe princ Harry-t ka krijuar shumë situata që Pallati Kengiston është detyruar të ndryshoj disa rregulla sadopak të vogla, duke iu përgjigjur kështu kërkesave të tyre. Këtë herë ata po lejojnë që Duka dhe Dukesha të kenë një profil në rrjetet sociale. Lajmi është bërë publik ng aprofili zyrtar i Pallatit Kengiston, duke lajmëruar se Meghan dhe Harry do të kenë një profil në rrjetin më të përdorshëm social.

“Mirë se vini në Instagram-in tonë zyrtar. Shpresojmë të ndajmë bashkë punën që drejtojmë, çështjet që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për të ndezur një dritë në problematika kyçe. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe ju urojmë mirëseardhjen në @SussexRoyal.” – shkruhet në postimin e Harry-t dhe Meghan.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota instagram meghan markle princ harry instagram meghan markle princ harry

Sondazh

Poll