Politike

Rama flet hapur: Kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike kundër Serbisë

25 Qershor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Rama flet hapur: Kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për luftën diplomatike në mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një intervistë në “Rubikon”, Rama u shpreh se Shqipëria dhe Kosova kanë humbur terren kundër Serbisë, për shkak të ndasive dhe akuzave mes njëri-tjetrit se kush është patriot dhe tradhtar.

Më tej Rama tha se këtë gjë e ka vënë re gjatë takimeve të shumta ndërkombëtare, ku personalitet e huaja ja kanë shprehur.

 “Unë kam një pamje të përciptë të gjësë. Të jemi të qartë. Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe të qasjes në këtë fushë beteje që është e përbashkët ku ne jemi të gjithë bashkë. Unë nuk njoh ndonjë të thotë jo nuk na duhet njohja përfundimtare nga Serbia, apo të thotë s’ka problem t’i harrojmë të gjitha.

Por e kemi kthyer këtë në një mekanizëm, që është kthyer në mekanizim bazë të konfliktit politik. Dhe ndasia e madhe që vazhdon të thellohet kush janë komplotistët dhe tradhëtarët, kush janë patriotet dhe flamurtarët, na ka degraduar imazhin ndërkombëtarëisht dhe këtë unë e perceptoj edhe personalisht. Takohem në mënyrë sistematike me ata që ne i quajmë komuniteti ndërkombëtar dhe shoh ndryshimin”, u shpreh ndër të tjera Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lufta diplomatike me serbine edi rama lufta diplomatike me serbine

Sondazh

Poll