Politike

Rama njofton takimin: Kam marrë mesazh ta mirëpres Hotin më 3 korrik, do diskutojmë

25 Qershor 2020, 20:39 Nga DOSJA
Rama njofton takimin: Kam marrë mesazh ta mirëpres Hotin më 3

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot se ka marr një mesazh për ta mirëpritur homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hotin, më 3 korrik në Tiranë.  Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Rama tha se do të ishte lumtur që të ulej në çdo tryezë për të diskutuar, pasi që sipas tij, u bënë sa vite që ka një degradim të madh në Prishtinë.

E kam marr një mesazh për ta mirëpritur këtu Hotin me 3 korrik kështu që do të diskutojmë. Nuk e ndjej veten të zotin që të mund që t’i ftoj të gjithë së bashku, por do të isha i lumtur të isha në çdo tryezë thjeshtë për të diskutuar. Është e domosdoshme që gjërat si këto të diskutohet [edhe pse jam një fanatik i barazisë gjinore] mes burrash siç diskutohej – edhe sot mbase aty ku kanë mbetur burra qoftë në Shqipëri, qoftë neper vende tjera. Unë mendoj që edhe në luftë kur njerëzit luftojnë dhe vriten, ka një moment që bëjnë një armëpushim dhe komunikojnë”, u shpreh Rama.

Nëse kjo vizitë do të  konfirmohet, kjo do të ejtë vizita e parë zyrtare e Avdulla Hotit në Shqipëri, që pas marrjes së detyrës si Kryeministës i Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avdullah hoti edi rama hoti vizite ne tirane ne 3 korrik avdullah hoti edi rama hoti vizite ne tirane ne 3 korrik

Sondazh

Poll