Politike

Rama flet edhe njëherë për taksën 100%: Ishte vendim i duhur i qeverisë së Kosovës, ngriti alarmin ndërkombëtar pasi Se

25 Qershor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Rama flet edhe njëherë për taksën 100%: Ishte vendim i duhur

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot taksën 100% që qeveria e Kosovës vendosi Kundër Serbisë, duke thënë në atë kohë është marrë vendimi i duhur. Në një intervistë në emisionin “Rubikon”, Rama tha se taksa është konsideruar si e gabuar, por ishte një vendim i mirë dhe vendosi alarmin ndërkombëtar.

“Taksa 100% ishte një vendim i cili në çdo aspekt mund të konsiderohej i gabuar, por në një aspekt i ishte i duhur, për të vendosur alarmin për mos respektimin nga ana e Serbisë për një sërë dakordësish të paravendosura. Unë e kam përkrahur taksën dhe ka krijuar një alarm të madh, pasi krijoi një alarm, dhe të gjithë ata që flisnin me mua më thonin që të ndikoja për heqjen e taksës por unë u thoja jo”, u shpreh Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se ka zhvilluar dhe një bisedë me një autoritet të lartë ndërkombëtar, te cilit i kishte shpjeguar rëndësinë e taksës. “Unë kam debatuar dhe me një autoritet të lartë ndërkombëtar, që më thoshte se po bëja avokatin e nacionalizmit. Unë i thash atij që nuk kishte lexuar kërkesat e bëra nga Kosova për Serbinë dhe ndërkombëtarët, por që nuk ishin lexuar nga askush”, shtoi më tej Rama.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama taksa 100% ndaj serbise vendimi i qeverise se kosoves edi rama taksa 100% ndaj serbise vendimi i qeverise se kosoves

Sondazh

Poll