Politike

Ina Zhupa denoncon vendimin e Veliajt: Po “mbyll në burg” me grila metalikë banorët e bulevardit Zogu i Parë, po u heq d

25 Qershor 2020, 19:17 Nga DOSJA
Ina Zhupa denoncon vendimin e Veliajt: Po “mbyll në burg” me

TIRANË- Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar sot një shqetësim të banorëve të Tiranës. Në një reagim në Facebook, Zhupa shkruan se banorët e bulevardit Zogu i Parë mbyllen ne burg me vendim të Veliajt.

Sipas saj, banorët janë ankuar, dhe janë shprehur se Bashkia e Tiranës po u vendos grila metalikë pa pëlqimin e tyre në hapësirat e ballkoneve. Më tej ajo shprehet se mbyllja me grila, i lë ata pas një burim drite.

“Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk! Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronën private te banoreve ne zbatimin e këtij projekti abuziv. Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort mënyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vendosur këto grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnjë burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.

Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!”, shkruan Zhupa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi i zhupes erion veliaj grilat ne ballkone ina zhupa denoncimi i zhupes erion veliaj grilat ne ballkone ina zhupa

Sondazh

Poll