Politike

Aktakuza ndaj Thaçit/ Rama mbetet pa fjalë: S’më ka ndodhur asnjëherë…ai tekst mori dhenë dhe po flitet sikur të bëh

25 Qershor 2020, 18:54 Nga DOSJA
Aktakuza ndaj Thaçit/ Rama mbetet pa fjalë: S’më ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka mbetur pa fjalë përsa i përket çështjes së aktakuzës së ngritur ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së. Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, Rama tha se kjo çështje është trajtuar sikur të akuzuarit të ishin serbë dhe jo ata që çliruan Kosovën.

Për herë të parë…ose mbase më ka nodhur edhe herë tjetër por smë kujtohet….që të mos gjej dot fjalët. Ai tekst m’u shumë përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë, apo se çfarë supozohet se do të gjykohet. Për një moment mendoni vetëm këtë, ai tekst ka marrë dhenë, bota është zvogëluar për shkak të shpëjtësisë me të cilën shpërndahen lajmet…dhe sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e gjësë, kanë menduar se nuk bëhet fjalë për dy udhëheqës por sikur flitet për dy pjesëtarë të një regjimi kriminal. A thua se flitet për Serbinë dhe regjimin serb,”- tha Rama. 

Një ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci hashim thaçi nën akuze edi rama hashim thaci hashim thaçi nën akuze

Sondazh

Poll