Politike

Basha pas shkrimit të Yuri Kim: Çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të GJK mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët

25 Qershor 2020, 17:42 Nga DOSJA
Basha pas shkrimit të Yuri Kim: Çdo vonesë në

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shkrimit të ambasadores së SHBA-ve.

 Në një status në rrjetet sociale, Basha ka ripostuar shkrimin e Kim, dhe krahas tij shkruan se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.

 “Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore,”– shkruan Basha. 

 Pasditen e sotme, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dha mendmin e saj në lidhje me Opinion e publikuar nga Komisioni i Venecias, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Kim theksoi se është në një mendja me ‘Venecian’ dhe se liderët duhet t;u japing shqiptarëve gjykata funksionale dhe një Reformë në Drejtësi.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha yuri kim lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll